Chelsea, ofertë për Aitor Paredes

Chelsea, ofertë për Aitor Paredes

Ulje-ngritjet e shpeshta të Chelseat në fazën defensive, e kanë lënë të pakënaqur Mauricio Pochettinon, i cili po punon fort për ta ndryshuar situatën e skuadrës së tij në vijimësi.

Tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ priten përsëri përforcime gjatë merkatos së janarit, edhe pse në dy pararendëset rezultoi ekipi i cili investoi më shumë.

Sipas ‘ The Sun ‘, pronari Todd Boehly ka përgatitur çekun prej 25 milionë eurosh për Aitor Paredes të Athletic Bilbaos, i cili e ka impresionuar trainerin argjentinas.

Në javët e fundit, 23 vjeçari është monitoruar gjatë ndeshjeve nga drejtues të Chelseat , të cilët i druhen largimeve të Thiago Silvas apo Trevor Chalobah, për të cilin po këmbngul Bayern Muncheni.

Aitor Paredes është shëndërruar në një lojtar stabël në skemat e spanjollit Ernesto Valverde dhe deri në këtë moment numëron 20 sfida dhe 1 gol me vaskët.

Natyrisht që ishi i Basconias ka avancuar ndjeshëm dhe numri një i stolit të kryeqytetasve e konsideron një vlerë të shtuar për vijimësinë.

Sezonin aktual Chelsea e ka nisur jo ashtu siç pritej dhe pas 20 sfidash në Premier League renditet në vendin e 10-të , 11 pikë larg Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy