
Pas pauzës, Milani do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme, siç është ajo me Juventusin në kampionat.
Në këtë përballje, kuqezinjtë duhet të bëjnë pa dy titullarë. Bëhet fjalë për portierin Mike Maignan dhe mbrojtësin e majtë, Theo Hernandez.
Maignan u ndëshkua me karton të kuq ndaj Genoa dhe është i pezulluar për një ndeshje, ndërsa mbrojtësi plotësoi numrin e pesë kartonëve të verdhë.
Me portën që duket se ka një alternativë të mirë si Sportiello, problemi i Piolit do të jetë krahu i majtë i mbrojtjes, ku duhet të eksperimentojë, ndoshta me Florenzin, ndonëse ky i fundit është mbrojtës i djathtë.



