
Gazetari i sportit, Ediu Hajdini, ka folur në edicionin e lajmeve në MCN TV, për situatën e Kombëtares shqiptare, që luan këtë të martë miqësore me Gjeorgjinë, me të cilët nuk kemi një bilanc shumë të mirë.
Sipas Hajdinit, plaga më e madhe e Shqipërisë, është pësimi i golave në minutën e fundit, diçka që nuk po mundet ta rregullojë asnjë trajner.
Kombëtarja duhet të kishte ardhur që ditën e djeshme në Tiranë, por u arrit marrëveshja që të vazhdonin përgatitjet në Spanjë.
Në jemi ndeshur me Gjeorgjinë në 12 ndeshje dhe në fakt, nuk kemi një bilanc pozitiv. Gjeorgjia ka fituar 7 takime, ndërsa ne vetëm 3. Kjo tregon se nuk është një ndeshje e lehtë. Tani diferencat nuk janë të mëdha. Futbolli është një lojë kolektive dhe mund të ketë surpriza.
Mund të nxjerrim pikat e mira ndaj Spanjës dhe të shmangim gabimet, që na solli atë humbje ndoshta të pamerituar. Plaga më e madhe e Shqipërisë është pësimi i golave në minutat e fundit, nuk po arrin ta përmirësojë dot asnjë trajner.
Ndaj Gjeorgjisë pritet vetëm fitorja. Po shikoj një zbehje të publikut në stadiume. Shpresoj që tifozët të rikthehen për të mbështetur Kombëtaren. Këtë e pamë edhe ndaj Spanjë, ku tifozët e kishin mbushur stadiumin plotë, ndonëse ishte miqësore. Përkrahja e tifozëve spanjollë më bëri përshtypje.



