
Rafa Benitez nuk ka arritur të bindë me rezultatet e arritura deri tani në stolin e Everton dhe shkarkimi duket shumë afër.
Tifozët e Everton kanë dalë kundër trajnerit dhe duan largimin e tij sa më shpejt. Në 11 ndeshjet e fundit, Benitez ka regjistruar vetëm një fitore dhe kjo nuk ka lënë një shije të mirë te drejtuesit.
Thuhet se këtyre të fundit iu është mbushur kupa, pas humbjes së fundit ndaj Norwich dhe për këtë arsye kanë menduar të largojnë trajnerin.
Vendimi nuk është përfundimtar, por sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, Benitez do të shkarkohet në orët e ardhshme dhe po punohet për zëvendësuesin e tij.



