Bayern Munchen, ofertë për Alphonso Davies

Bayern Munchen, ofertë për Alphonso Davies

 Interesi i disa ekipeve, kryesisht i Real Madridit për Alphonso Davies, ka filluar ti shqetësojë drejtuesit e Bayern Munchenit.

Gjermanët janë koshientë për potencialin e kanadezit, të cilët kanë përgatitur një ofertë e cila varion nga 11-13 milionë euro, të shoqëruar me rinovimin e kontratës deri në 2029-tën.

Gjigandët e Bundesligës dhe jo vetëm do të tentojnë deri në momentin e fundit për të siguruar qëndrimin e 23 vjeçarit në ‘’ Allianz Arena ‘’, një element shumë cilësor në 11-shen e teknikut Thomas Tuchel.

‘’ Galaktikët ‘’ konsiderohen favoritë për transferimin e ishi-t të Vancouver Whitecaps në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ për të vijuar kështu me përforcimin me lojtarët më të mirë në qarkullim, një ndër objektivat kryesorë të këtij klubi.

Tenisoni tek ekipi nga Mynih ka filluar të ndihet pasi ‘’ Los Blancos ‘’ do të jenë gjithmonë një kërcënim për çdo rival dhe në vijimësi pritet reagimi i Alphonso Davies në lidhje me hapin e drejtuesve.

Gjatë gjashtë sezoneve përfshirë aktualin, mbrojtësi po rikonfirmon se mbetet një ndër më të mirët në botë në pozicionin ku aktivizohet, tek i cili spikat shpejtësia marramendëse, e cila ia bën më të lehtë fitimin e dyluftimeve me rivalët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy