Betim Halimi është zyrtarizuar te Prishtina. Ka qenë vetë klubi kosovar, që ka njoftuar firmën me portierin 25-vjeçar.
Gardiani i përfaqësueses së Kosovës, ka vendosur të largohet nga ukrainasit e Olimpik Donetsk dhe është rikthyer në vendlindje.
Kampionët e Kosovës, pas titullit në sezonin e kaluar, dëshirojnë të fitojnë sërish dhe kjo shihet edhe nga afrimet e bëra në merkato.
Për Halimin është përfolur edhe për një interesim të Kukësit, por duket se Prishtina është treguar më e shpejtë për të mbyllur marrëveshjen.



