
Para pak orësh, drejtuesit e Napolit kanë hedhur një tjetër hap të suksesshëm në këtë merkato.
Leander Dendoncker ka mbërritur në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ me formulën e huazimit, transferimi i katërt i italianëve.
Situata e ndërlikuar në Serinë A, e reflektuar me renditjen në vendin e 9-të pas 20 sfidash, është një tregues se rivaliteti në futboll sa vjen edhe ashpërsohet dhe surprizat janë të pashmangshme.
Gjithashtu eleminimi në Kupën e Italisë dhe humbja e finales së Superkupës kundër Interit kanë vënë në mëdyshje ecurinë e mëtejshme, pa harruar se e pret Barcelona në 1/8-tat e Champions Leagues.
Përpara kësaj marrëveshjeje, ‘’ Il Partenopei ‘’ firmosën edhe me Pazquale Mazzochin e Salernitanës, Cyril Ngongen e Torinos dhe Hamed Junior Traoren e Bournemouth.
Pritet që në vijimësi të zyrtarizohet edhe Nehuen Perez, lojtar i cili aktivizohet për Udinezen. Walter Mazzarri do të ketë një detyrë të vështirë në fazën më të rëndësishme të sezonit, ekipi i cili momentalisht është dy pikë larg Europës.



