
Duke qenë se merkatoja në Turqi mbyllet në 8 shtator, një ndër ekipet me më shumë histori si Galatasaray ka përfituar duke transferuar Mauro Icardin në ‘’ Nef Stadyumu ‘’.
Prej kohësh argjentinasi nuk bënte pjesë në planet e Christophe Galtier dhe do të luajë i huazuar tek ky ekip kundrejt një page prej 3 milionë eurosh , ndërsa pjesën tjetër do t’ia kompletojë Paris St Germain.
Muajt e fundit kanë rezultuar shumë të vështirë për 29 vjeçarin i cili kërkonte medoemos largimin nga ‘’ Parque de Prince ‘’ dhe nga kjo histori pritej një verdikt i tillë.
Golashënuesi nga Rosario u pretendua edhe nga Sevilla por andaluzët vendosën për Kasper Dolberg duke ia mbyllur dyert e ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’.
Galatasaray shikohet një urë shpëtimi për Mauro Icardin i cili do të performojë në një ligë jo aq kompetitive në krahasim me Serinë A apo Ligue 1, ambjent ku do të ketë mundësinë për tu rikthyer në nivelin optimal në kërkim të sukseseve të munguara në vitet e fundit.



