Formula 1 fillon sezonin në Austri

Formula 1 fillon sezonin në Austri

Shefi i Formula 1, Chase Carey të hënën ka deklaruar se pas ndërprerjes së sezonit për shkak të koronavirusit, gara pritet të fillojë në Austri me datë 5 korrik, pasi Çmimi i Madh francez u anulua.

Çmimi i Madh francez, duhej të mbahej me 28 qershor, ishte gara e dhjetë e sezonit që do të anulohej ose shtyhej.

Masa ishte konsideruar e pashmangshme që kur Presidenti Emmanuel Macron zgjeroi ndalimin e vendit për tubime masive deri në mes të muajit korrik.

“Ne po synojmë një fillim të garave në Europë nga muaji korrik-gusht ose në fillim të shtatorit, duke nisur me garën e parë që pritet të zhvillohet në Austri në datat 3-5 korrik”, tha Carey në një deklaratë.

Ai theksoi se në muajt shtator, tetor dhe nëntor, garat do të zhvilloheshin në Euroazi, Azi dhe Amerikë, duke përfunduar sezonin në muajin dhjetor me garat në Bahrein, përpara finales tradicionale në Abu Dhabi.

Ndërkohë, organizatorët e Çmimit të Madh të Brianisë në Silverstone thonë se spektatorët nuk do të lejohen këtë vit.

Covid-19 ka pezulluar pothuajse të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë edhe kampionatin më të madh të automobilizmit Formula 1.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy