Gjatë viteve të fundit mbrojtësi Nacho Fernandez e ka konsoliduar figurën e tij në gjirin e Real Madridit.
Polivalenca nga e cila karakterizohet dhe rendimenti i shkëlqyer në fushë ia kanë hapur rrugën për tu shëndërruar në një preferencë të padiskutueshme për ‘’ Los Blancos ‘’ në formacionin titullar , besim të cilin spanjolli ka ditur ta shpërblejë në mënyrën e pritur .
Megjithatë kjo situatë favorizuese akoma nuk ka arritur në termat e një rinovimi të kontratës me 31 vjeçarin për të cilin orët e fundit janë interesuar tre gjigandë të kontinentit të vjetër .
Duhet theksuar se kontrata e tij me ‘’ Galaktikët ‘’ mbetet në fuqi deri në 30 qershorin e 2022- shit dhe këta të fundit kanë shprehur në shumë raste dëshirën për tu mbështetur tek kontributi i Nacho Fernandez edhe për disa sezone të tjera .
I rritur në ekipet inferiore të Real Madidit mbrojtësi nga Alcala de Henares i ka bërë shumë mirë detyrat deri në këtë fazë të eksperiencës së tij dhe me merita plota është bërë pjesë e një ndër ekipeve më prestigjoze të planetit .
Duke ndjekur këtë llogjikë arrihet thjeshtë në konkulzionin se lojtarë të një kalibri të tillë në një moment të karrierës pretendohen nga skuadra me emër në Europë. I tillë është edhe rasti konkret për të cilin sipas të përditshmes spanjolle ‘’ As ‘’ Roma , Liverpool dhe Juventusi kanë hedhur kandidaturën për ta përfshirë në orbitën e tyre gjatë merkatos së verës .
Interesi do të mbetet në fuqi deri në momentin që Nacho Fernandez dhe kreu i presidencës Florentino Perez do të arrijnë akordin e shumëdëshiruar për llogari të 34 herë kampionëve të Primera Division për ti vënë vulën qëndrimit në magjikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Kjo situatë perceptohet si një sinjal i qartë për direktivën vendase se do ti duhet ti hedhë shpejt hapat për të evituar ndonjë surprizë të mundshme gjatë verës , periudhë gjatë të cilës pretendentët e lartpërmendur parashikohet se do ta përqëndrojnë maksimalisht vëmëndjen me objektivin e daljes fitimtarë në këtë çështje .
Sezoni për nxënësin e të famshmit ‘’ Zizou ‘’ vazhdon të rezultoje pozitiv sepse deri më tani ka akumuluar 20 ndeshje dhe i ka përmbushur ashtu siç duhet pritshmëritë , fakt i cili me siguri do të marrë analizën e merituar gjatë javëve vijuese nga krerët e Real Madridit .



