U kualifikua në finale, Luiza Gega: E kisha ëndërr, tani shkoj me një tjetër synim

U kualifikua në finale, Luiza Gega: E kisha ëndërr, tani shkoj me një tjetër synim

Atletja shqiptare, Luiza Gega u kualifikua në finalen e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike. Për këtë, Gega është shfaqur shumë e lumtur, teksa thotë se ky ishte edhe objektivi i saj në këtë Olimpiadë. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo tha se tashmë me kalimin në finale, do të synojë një rekord kombëtar si dhe të renditet ndër 10 më të mirat e garës.

“Në fakt unë erdha këtu për një objektiv të tillë. E kisha ëndërr të isha në finalen e Lojërave Olimpike. E dija që do të ishte shumë e vështirë. Që në fillim u futa me një emocion të madh. E arrita objektivin tim që kisha.

Ishte garë kualifikuese dhe vetëm 3 vendet e para kualifikoheshin. Nuk ishte e ehtë, e dija që do ishte e mirë. Arrita një kohë të mirë dhe ia dola. Shpesh kaloja para, por shikoja që vajzat e ulnin shpejtësinë. Doja të kaloja me çdo kusht. Besoj se në finale do marr një rezultat më të mirë. Kjo e sotmja më dha më shumë shtysë dhe u ndjeva shumë mirë. Shpresoj që në finale të bëj më mirë, sot nuk dhashë maksimumin.

Në finale do jetë një garë shumë e mirë. Grupi është bërë shumë i fortë. Vajzat janë më të shpejta nga të gjitha bateritë. Synimi është të arrij një rekord kombëtar dhe të jem në 10 më të mirat. Kjo do ishte një sukses për karrierën time sportive dhe për atletikën shqiptare, që nuk kishin arritur këtu deri tani.”, u shpreh Luiza Gega.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy