
Krahu i djathtë i mbrojtjes së Real Madridit ka qenë dhe vijon të jetë një ndër shqetësimet e Carlo Ancelottit. Prova me Lucas Vazquez dhe Alvaro Odrizolan nuk ka dhënë efekt dhe ‘’ Galaktikët ‘’ pavarësisht se janë një hap larg firmosjes me Antonio Rudiger e kanë shtuar intensitetin në merkato dhe po ndjekin Nordi Mukielen .
Francezi vlerësohet si një ndër anësorët më të mirë të Bundesligës dhe kryeqytetasit kanë deklaruar se do të luftojnë për ta transferuar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë verës së ardhshme për ta vënë në dispozicion të trainerit italian për sezonin 2022-2023.
Duhet theksuar se kontrata e 24 vjeçarit përfundon në verën e 2023-shit dhe sipas rrjedhës së ngjarjeve nuk shikohet ndonjë interes për të qëndruar tek Leipzigu , fakt që ia ndez motorrët madrilenëve për ti dhënë mundësine e ndërrimit të ambjentit dhe njëkohësisht të jetë pjesë e një prej klubeve më të famshëm të planetit .
Një tjetër faktor i rëndësishëm është se interesi i spanjollëve mund ti japë shumë avantazhe Nordi Mukieles sepse për hir të së vërtetës për çdo lojtar të një moshe të tillë , veshja e bluzës së Real Madridit gjithmonë ka rezultuar një ëndërr në sirtar dhe për ishi-n e Montpellier vlerësimi i Carlo Ancelottit është një privilegj më vete.
Momentalisht nuk ekziston një ofertë konkrete nga bosi Florentino Perez por sinjali tashmë është dhënë dhe Nordi Mukiele duhet të përgatitet sepse pas derë është një klub që mund të ndikojë në arritjen e objektivave si në aspektin individual ashtu edhe në atë kolektiv .



