Barcelona, tjetër opsion për mbrojtjen

Barcelona, tjetër opsion për mbrojtjen

  Afrimi i talentëve në ‘’ Camp Nou ‘’ sigurisht vijon të jetë një ndër objektivat e drejtuesve të Barcelonës.

Më së shumti do të ndërhyhet në repartin defensiv, prej vitesh një problematikë e theksuar për ‘’ Los Cules ‘’. 

Joan Laporta është vënë në dispozicion të kërkesave të Decos i cili po punon me shumë përkushtim. 

Sipas gazetarit Aaron Dominguez objektivi i rradhës performon për Le Havren në Ligue 1. 

Stephan Zagadou ka spikatur, edhe pse është vetëm 17 vjeç. Sezonin e shkuar zhvilloi eksperiencën e parë si profesionist dhe shumë shpejt arriti të bindë. 

Traineri gjerman pa diskutim ka në ekip disa elementë cilësorë, si përshembull Pau Cubarsin por gjithsesi konsideron se duhet ta përforcojë me çdo kusht këtë repart. 

Vlen të shtohet se nxënësi i Didier Digard u formua në kategoritë inferiore të Creteil-Lusitanos i cili për më tepër u shëndërrua në lojtarin e ri më golashënues në historinë e Le Havres. 

Sipas ‘ Transfermarkt ‘, vlera e kartonit momentalisht i arrin 4 milionë eurot, ç’ka do të thotë se ka bërë një progres evident. 

Gjithashtu ka përfaqësuar edhe Francën në kategoritë inferiore dhe mbetet për tu parë se si do të veprojë kreu i presidencës së ‘’ Blaugranëve ‘’ në ditët vijuese. 

Tek ish fituesit e Champions Leagues po tentohet kombinimi i talentit me eksperiencën për të krijuar një ekip kompetitiv, të denjë për të luftuar në çdo kompeticion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy