
Nuk ka më dyshime, Alexis Sanchez nuk do të jetë pjesë e Interit në sezonin e ri. Sulmuesi kilian nuk ishte në planet e klubit dhe për këtë arsye i kërkuan të gjejë një skuadër të re.
Së fundmi Sanchez është transferuar në Francë, teksa është zyrtarizuar te skuadra e Marseille. Akordi mes palëve është arritur dhe lojtari tashmë do të nisë stërvitjen me skuadrën e re.
33-vjeçari u transferua te Marseille me parametra zero, pasi ndërpreu më herët kontratën me Interin.



