
Eleminimi i Atleticos në fazën çerekfinaliste të Champions Leagues i ka hapur rrugën një reflektimi gjithëpërfshirës të drejtuesve për të bërë mirë në të ardhmen .
Diego Simeone po has vështirësi si lider i stolit edhe në La Liga dhe për kryeqytetasit bëhet edhe më e madhe dëshira për tu përforcuar gjatë merkatos .
Mungesa e efektivitetit në prapavijë sigurisht vijon ti shkaktojë shumë dyshime ‘’ El Cholos ‘’ , trainer që ka deklaruar preferencën e rradhës për mbrojtjen.
David Garcia i Osasunas nuk po i hiqet nga mendja ishi-t të River Plates sepse me skuadrën nga Pamplona jo vetëm që është shëndërruar në një mur i vështirë për tu kaluar por është i privilegjuar për faktin e të qënit mbrojtësi më golashënues në Primera Division ,fakt që ia rrit vlerat dhe e bën akoma më tërheqës në sytë e 51 vjeçarit.
Pavarësisht se në faza të caktuara Atletico ka ngecur shpeshherë , Diego Simeone është absolutisht një ndër trainerët më të mirë në botë dhe më i suksesshmi në historinë e ‘’ Los Colchoneros ‘’ sepse ka rikthyer buzëqeshjet në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ dhe në çdo sezon befason me mënyrën e të interpretuarit të këtij sporti të cilën e shoqëron me rezultate në shumë raste befasuese.
Për David Garcian do të ishte një shans shumë i mirë për të vijuar me zhvillimin nën urdhërat e Diego Simeones dhe konsiderohet objektivi kryesor i drejtorit sportiv Andrea Berta që gjithmonë jep maksimumin për ta lartësuar akoma më shumë emrin e Atleticos jo vetëm në Spanjë por edhe në mbarë botën .



