Vazhdojnë largimet te skuadra e Romës, në këtë fund të merkatos. Pas Marash Kumbullës, Andrea Belotti, është lojtari e radhës që largohet nga verdhekuqtë.
Sulmuesi do të vazhdojë karrierën te Fiorentina, për pjesën e mbetur të sezonit. Marrëveshja mes palëve është arritur dhe futbollisti italian, ka zbarkuar në Firence këtë të mërkurë.
Belotti do të luajë të Fiorentina i huazuar deri në fund të sezonit dhe shpreson të ketë më shumë minuta, në mënyrë që të jetë gati për Europianin e verës, ku do të marrë pjesë edhe Italia.



