U la jashtë listës, Muja: Trajneri i Kosovës gënjen, nuk mund të më njollosë emrin

U la jashtë listës, Muja: Trajneri i Kosovës gënjen, nuk mund të më njollosë emrin

Arbnor Muja, ishte një nga mungesat që ra menjëherë në sy, në listën e Kosovës, për ndeshjet e muajit qershor, ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë. Pas kësaj mungese, u përfol edhe për një kalim të mundshëm të lojtarit te kombëtarja e Shqipërisë. Në sqarimin për mungesën e Mujës, trajneri Alain Giresse, deklaroi se futbollisti kishte kërkuar garanci, se do të ishte titullar për ndeshjet e ardhshme. Kjo nuk është pritur mirë nga Muja, i cili nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, thotë se trajneri gënjen, ndërsa shton se nuk do të lejojë që emri i tij të njolloset. “Deri sot kam heshtur për çështjen e mosftesës sime nga trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse. Deklarata e trajnerit Giresse që unë i kam kërkuar vendin titullar në ndeshjet e qershorit, është e pavërtetë. Me trajnerin Giresse dhe ndihmësin e tij kam biseduar gjatë pjesëmarrjes time në ndeshjet e Marsit. Kërkesa ime ka qenë se ku qëndroj në planet e trajnerit Giresse për ndeshjet e ardhshme dhe pse nuk jam paraqitur kundër Izraelit dhe Andorrës. Dhe i kam treguar që mendoj që ka qenë e padrejtë mosprezenca ime në ndeshjet e Marsit. Secili trajner dhe staf i tyre që ka punuar me mua, e dinë të gjithë që unë një gjë të tillë nuk e kërkoj kurrë! Emrin tim, trajneri mund ta thërrasë, mund ta lejë në bankën rezervë, mund ta lejë edhe në tribuna, por kurrë ta njollosë! Suksese përfaqësueses së Kosovës.”, shkruan Muja.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy