Kaosi në Tirana-Bylis/ Starova: Shije e hidhur në fund të kampionatit. Xhixho: Asnjë episod nuk e përligj dhunën

Kaosi në Tirana-Bylis/ Starova: Shije e hidhur në fund të kampionatit. Xhixho: Asnjë episod nuk e përligj dhunën

Sulejman Starova, specialist futbolli, thotë se ngjarjet e ndodhura në Tirana-Bylis, lënë një shije të hidhur në këtë fund kampionati. 

Po arrinim fundin e një kampionati të çmendur, por shumë interesant, sepse po shkonte deri në fund zgjidhja e dilemave për verdiktet. Ngjarja e ndodhur në Tirana-Bylis, e prishi momentin. Tifozët kanë pasur tentativa për ta prishur edhe në derbi. Po shkojmë në një mbyllje të kampionatit, që na la të gjithëve një shije të hidhur. 

Në emisionin “Skaner”, foli edhe gazetari Pano Xhixho, i cili deklaroi se asnjë episod nuk e përligj dhunën në futboll. 

Asnjë episod nuk e përligj dhunën në futboll. Para dy vitesh, Partizani-Vllaznia, Jorgji u vonua për penalltinë, por nuk mbaj mend që tifozët e Partizanit të kenë pushtuar fushën. Vendimet e Disiplinës, kanë qenë më të ashpra në të kaluarën, por ky tani është vetëm një dënim paraprak, është çelur një hetim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy