Hansi Flick në axhendën e Barcelonës

Hansi Flick në axhendën e Barcelonës

Barazimi me Levanten i ka trazuar ujërat tek Barcelona . Katalanasit i janë larguar edhe me shumë fitimit të titullit duke ia lënë momentalisht  stafetën Atletico Madridit .

Fajtori kryesor i këtij ngërçi të katalanasve  është Ronald Koeman  për të cilin flitet se mund të jetë i larguari i rradhës nga ‘’ Camp Nou ‘’ .

Joan Laporta dhe hollandezi janë duke zhvilluar një mbledhje e cila shërben   për të vënë gjërat në vijë  por kuq e blutë nuk i humbin shpresat për gjetjen e një alternative të vlefshme . Eshtë Hansi Flick ai që pëlqehet tek Barcelona. Gjermani do të largohet nga ‘’ Allianz Arena ‘’ në  fundin e sezonit dhe sipas  Espn spanjollët kanë një shans real për të firmosur me 56 vjeçarin.

Problematikat me drejtuesit  ia shtojnë shanset për tu përshëndetur me Bayern Munchen  pavarësisht se ka arritur të shpallet përsëri kampion në Bundesligë.   Barcelona vijon ta ruajë entuziazmin për të firmosur me Hansi Flick  sepse metodologjia e punës së tij do ti vinte shumë në ndihmë për të evituar luhatjet  .  Sukseset me Bayern Munchen i japin të drejtë teknikut gjerman sepse deri në këto kohë që flasim nuk kanë arritur ta mposhtin duke u gjunjëzuar totalisht përpara figurës potente të kësaj skuadre.   Lufta e Barcelonës do të kalojë shumë ulje-ngritje gjatë rrugës sepse emri i tij ka tingëlluar edhe tek Gjermania e cila është drejt një revolucioni të madh .

Aktualisht Hans Dieter Flick shikohet si zëvëndësuesi ideal i Joachim Low i cili do të shënojë fundin e eksperiencës me ‘’ Trikolorët ‘’ në përfundimin e Europianit . Ulja në pankinën e ‘’ Mannschaft ‘’ është një mundësi  e artë për Hansi Flick por interesi i skuadrave të tilla vjen shumë pak herë në jetë dhe s’duhet shpërdoruar .

Merkatoja e verës do të ketë një analizë të thellë nga traineri  i lindur në Heidelberg me synimin e marrjes së një vendimi për të vazhduar rrugën drejt suksesit .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy