
Klubi spanjoll i Levantes, ka vendosur të shkarkojë trajnerin Javier Pereira, për shkak të rezultateve të dobëta. I emëruar në stolin e Levantes pak javë më parë, Pereira nuk ka arritur të bindë dhe tashmë drejtuesit kanë vendosur ta shkarkojnë.
Humbja e fundit ndaj Real Betis, ka rezultuar fatale për trajnerin 55-vjeccar. Pereira është trajneri i dytë që shkarkohet te Levante për këtë sezon, pasi në fillim të tetorit u shkarkua për të njëjtën arsye edhe Paco Lopez.
Pas 15 javëve të para, Levante numëron vetëm 7 pikë dhe renditen në vendin e fundit.



