Brdaric: Renditja thotë se do e mundim Dinamon, raporte pozitive me arbitrat

Brdaric: Renditja thotë se do e mundim Dinamon, raporte pozitive me arbitrat

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric foli para mediave ditën e sotme, në prag të sfidës që skuadra e tij luan ditën e nesërme ndaj Dinamos. Në fjalët e tij, tekniku u shkodranëve tha se renditja tregon se nesër fiton Vllaznia, por shtoi se skuadra kryeqytetase luan një futboll të bukur.

Në lidhje me ndëshkimet e fundit, ai tha se ankesat nuk janë përgjegjësi e tij, por deklaroi se Vllaznia ka raporte pozitive me arbitrat, Federatën dhe kundërshtarët.

“Nuk kemi marrë aq pikë sa kemi investuar. Kemi bërë barazime, nuk kemi humbur shumë ndeshje. Nesër është një tjetër ditë dhe shpresojmë të marrim maksimumin. Do kemi lojtarë të aftë për të zëvendësuar mungesat. Jam në fokus te lojtarët që do zëvendësojnë nesër ata që nuk janë.

Ne kemi një marrëdhënie të mirë me të gjithë lojtarët. Besoj se i mësojmë në mënyrën e duhur dhe ata që nuk kanë pasur mundësinë e minutave. Qarri ka bërë mirë, shpresoj se do bëjë mirë edhe nesër.

Kur shikon renditjen, mendimi i parë është se do e mundim. Ata kanë investuar shumë, kanë një ekip të mirë që luan futboll bukur. Ata mundohen mos bien nga kategoria dhe janë të motivuar, nesër do jetë sfidë e bukur.

Kjo nuk është përgjegjësia ime. Nuk dua të them asgjë që situata të marrë drejtim të gabuar. Kemi raporte të mira me arbitrat, federatën dhe kundërshtarët dhe kemi qenë të drejtë në këtë pjesë.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy