Chelsea, gjen portier tek Villareali

Chelsea, gjen portier tek Villareali

Me Enzo Marescan në stol do të nisë një tjetër etapë në historinë e Chelseat.

Londinezët do të jenë pjesëmarrës në Conference League në sezonin vijues, por objektivi i italianit sigurisht është rikthimi i kësaj skuadre tek suksesi.

Një ndër repartet tek të cilët janë përqëndruar drejtuesit janë tre shtyllat duke qenë se Kepa Arrizabalaga, Robert Sanchez, Dorde Petrovic dhe Slonina vijojnë të mos bindin.

Ish mesfushori i mirënjohur tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij dhe e ka gjetur portierin tek Villareali.

 

Drupal Ad

 

 

 

Eshtë Filip Jorgensen, për të cilin sipas gazetarit Matteo Moretto Todd Boehly ka ofruar 20 milionë euro.

Por s’do të jetë e lehtë për ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duke qenë se suedezi ka rinovuar së fundmi kontratën me ‘’ Nëndetësen e Verdhë ‘’ deri në 2029-tën dhe klauzola e prishjes së saj i arrin 45 milionë eurot.

Duhet kujtuar se në merkatot e fundit miliarderi amerikan investoi fuqishëm për kryeqytetasit, të cilët lanë për të dëshiruar nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, madje duke mbetur edhe jashtë Europës.

Flitet se Filip Jorgensen e ka arritur një paraakord me drejtuesit e Chelseat, një ekip që në të kaluarën as që e diskutonte pjesëmarrjen në Europë dhe gjithashtu ishte fitues i rregullt i titujve të rëndësishëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy