Hallaçi: Egnatia ka kualitete, por Kukësi luan për fitore

Hallaçi: Egnatia ka kualitete, por Kukësi luan për fitore

Trajneri i Kukësit, Rrahman Hallaçi foli për mediat, në prag të sfidës që skuadra e tij do të luajë ndaj Egnatias.

Hallaçi deklaroi se rrogozhinasit kanë kualitete në ekip, por shtoi se edhe skuadra e tij i ka mundësitë për të marrë fitoren në këtë takim.

Është i rëndësishëm shumë edhe pushimi për futbollistët. Bëmë një pushim të shkurtër dhe u rikthyem te stërvitja. Na ka bërë mirë për të korrigjuar ato gjëra që nuk i kemi bërë mirë. Kemi pasur vetëm një dëmtim. Mendoj se atmosfera ka qenë e mirë. Vlerësimi është maksimal për kundërshtarin duke qenë se kanë lojtarë cilësorë, sidomos në vijën e parë të sulmit. Jemi munduar gjatë ditëve që të mendojmë dhe daljet e tyre në videoanaliza. Të shohim sot dhe nesër se si duhet t’i frenojmë. Mendoj se skuadra i ka mundësitë për rezultat pozitiv siç është fitorja. Por, duhet të jemi të vëmendshëm në çdo moment sepse ata kanë vlera. Jemi gati për këtë ndeshje.

Skuadrat janë mjaft të ngjeshura me njëra-tjetrën dhe është më se normale që do të jesh pak i ngarkuar, por kuptohet që futbollisti nis lojën, mundohet t’i harrojë. E rëndësishme është se po dalim nga vështirësitë. Skuadra është mësuar me presionin në supe. Duhet kujdes sepse Egnatia është skuadër që ka kualitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy