Milani e ka nisur me këmbën e mbarë kampionatin, teksa ka mposhtur me rezulton 1-0 Sampdorian në transfretë.
Vendimtar ishte goli i Brahim Diaz në minutën e 9-të. Spanjolli pas një asisti të marrë nga Davide Calabria, gjuajti bukur me të djathtën duke e ndalur topin në fundin e rrjetës.
Pas golit kuqezinjtë kishin edhe raste të tjera shënimi, por Giroud dhe Krunic nuk i shfrytëzuan mundësitë.
Në të dytën Sampdoria u shfaqë më kërkuese, duke iu afruar disa herë golit të barazimit, por Maignan me pritjet e tij shpëtoi Milanin.
Kuqezinjtë marrin 3 pikët e para për këtë sezon, teksa javën tjetër presin në shtëpi Cagliarin.



