
Mbërritja e Ralf Rangnick në ‘’ Old Trafford ‘’ ka rikthyer shpresën për Manchester United me objektivin e arritjes aty ku duhet në fazën e dytë të sezonit . Gjermani është një trainer i shumë eksperimentuar dhe të qënit pjesë e stolit të ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ është një nga provat më të vështira në karrierë . Natyrisht që merkatoja do të ketë një rëndësi të veçantë për anglezët sepse shikohet si trampolinë për të arritur tek sukseset .
63 vjeçari është rikthyer në restrospektivë dhe ka deklaruar preferencën për ish nxënësin e tij Dani Olmo i cili është një emblemë tek Leipzigu .
Pikërisht Ralf Rangnick u bë ndërmjetës për kalimin e mesfushorit nga Dinamo Zagrebi në Bundesligë dhe koha e ka treguar se ka qëlluar në shenjë sepse spanjolli është i domodoshëm për skemat e Achim Beierlorzer por interesi i gjigandeve të Premier Leagues mund ti prodhojë një ndjesi ndryshe dhe të shkaktojë largimin e 24 vjeçarit në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’.
Manchester United nuk do ta ketë aq të lehtë për të firmosur me Dani Olmon sepse edhe Barcelona është vënë prej kohesh në ndjekje të këtij lojtari i cili në këtë sezon numëron 210 minuta lojë të ndara në 6 ndeshje me gjermanët .
Hyrja e 20 herë fituesve të Premier Leagues në lojë sigurisht do t’ia vështirësojë planin katalanasve sepse janë më të fuqishëm në aspektin ekonomik dhe ky fakt mund të rezultojë çelësi i suksesit për transferimin e Dani Olmos në Angli .



