Champions League, Nikolla: Short i kalueshëm për italianët, mëkat që do të humbasim dy skuadra favorite

Champions League, Nikolla: Short i kalueshëm për italianët, mëkat që do të humbasim dy skuadra favorite

Gazetari Ervin Nikolla, komentoi shortin e Champions League. Duke folur në emisionin “SportZone” në MCN TV, Nikolla deklaroi se për skuadrat italiane, Milan, Inter dhe Napoli, shorti është i kalueshëm.

Duke folur për përballjet Bayern Munich-PSG dhe Real Madrid-Liverpool, Nikolla u shpreh se këto skuadra shiheshin si favorite për finalen dhe është mëkat që dy prej tyre do eliminohen.

Ato që përfitojnë, janë skuadrat që kanë pasur kundërshtarë më të lehtë. Ndoshta kundërshtarin më të lehtë e ka Napoli, që ka përballë Eintracht Frankfurt. Interi dhe Milani, kanë sa skuadra të lehta, ashtu edhe të komplikuara. Milani përballet me një tjetër angleze, ku me Chelsea kishin shumë probleme. Deri në shkurt kur do të luhen ndeshjet, mund të ketë shumë ndryshime. Nuk e dimë si do jetë gjendja e skuadrave deri atëherë. Asnjëherë nuk i dihet.

Padyshim që Bayern dhe PSG, ishin favoritë për finalen, por i tillë ishte shorti. Liverpool-Real e kemi parë dy herë në vitet e fundit. Për fat të mirë, skuadrat italiane kanë një short të kalueshëm. Mëkat do të jetë që të humbasin që në këtë fazë, PSG apo Bayern, apo edhe Real Madrid me Liverpool. Gjithsesi do jetë shumë e bukur që në këtë fazë.  

Napoli është në një situatë shumë të mirë. Është herët për të folur dhe për të bërë parashikime. Skuadrat mund të pësojnë ndryshime. Asnjëherë nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.

Krahasuar me Champions, Europa League ka dalë më e humbur. Një nga Barcelona dhe Man United, shiheshin si favoritë për finalen dhe do të largohet një që tani.

Nga lista e humbësve nuk mund të përjashtojmë Juventusin. Eliminim i Barcelonës, është edhe më shokues. Kupat e Europës, kanë nevojë për këto ekipet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy