Agon Elezi është lojtari më i ri i Bochum në Gjermani. Pas marrëveshjes së arritur tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi.
Klubi gjerman ka njoftuar firmën me mesfushorin 22-vjeçar, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Elezi largohet nga kroatët e Varazdin dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën e Bochum.
Agon Elezi, ishte një nga lojtarët më të spikatur te Skënderbeu në sezonin 2019-2020. Mesfushori i mahniti të gjithë në Superiore dhe u shit në Kroaci te skuadra e Varazdin.



