Pas një sezoni në rradhët e West Hamit, e ardhmja e Gianluca Scamaccas mund të ndryshojë destinacion gjatë merkatos së verës.
Me londinezët italiani fitoi Conference Leaguen edhe pse nuk u aktivizua aq sa mendonte dhe tanimë është bërë pjesë e planeve të Milanit.
Kuqezinjtë do të tentojnë rikthimin e sulmuesit në Itali pasi tek ‘’ The Hammers ‘’ nuk i ka përmbushur pritshmëritë dhe Stefano Pioli e dëshiron në ‘’ San Siro ‘’.
8 gola në 27 sfida natyrisht konsiderohet një statistikë jo e mirë për 24 vjeçarin, për të cilin kryeqytetasit shpenzuan 36 milionë euro në merkaton verore të 2022-shit.
Një kalim tek i ashtuquajturi ‘’ Djalli ‘’ do të konsiderohej një ndër më të bujshmit gjatë kësaj periudhe dhe njëkohësisht një shans për të avancuar tek një ndër ekipet më të rëndësishëm të Calcios dhe jo vetëm.
Nëse do të jetë kështu Gianluca Scamacca do të provonte për të parën herë në karrierë emocionet e të luajturit në Champions League , kompeticion në të cilin Milani është një ndër ekipet më të suksesshëm , me shtatë trofe të fituar.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.