Sfidë gjigandësh për Ferland Mendy

Sfidë gjigandësh për Ferland Mendy

Në merkatot vijuese parashikohen shumë sfida emocionuese për lojtarët të cilët kanë spikatur në fazën e parë të sezonit.

Një ndër to është edhe Ferland Mendy, për të cilin kanë shfaqur interes tre ekipe elite.

Listën e kryeson Manchester United, skuadër e cila deri më tani ka lënë për të dëshiruar në aspektin e performancave , si në Premier League ashtu edhe në Champions League , kompeticion të cilit i tha lamtumirë në fazën e grupeve.

Krahu i majtë i mbrojtjes e ka lënë të pakënaqur teknikun Erik Ten Hag, i cili do të japë maksimumin për ta përmirësuar situatën tek anglezët.

Edhe Chelsea i Mauricio Pochettinos po përjeton një situatë të njëjtë. ‘’ Blutë e Londrës ‘’ vijojnë me ulje-ngritjet pavarësisht investimit të fuqishëm të Todd Boehly-t në dy merkatot e fundit.

Francezi konsiderohet një ndër më të mirët në pozicionin ku aktiviziohet , për të cilin edhe Bayern Muncheni do të masë forcat me dy gjigandët e Anglisë dhe jo vetëm.

Në lidhje me bavarezët, drejtuesit tanimë i frikësohen largimit të mundshëm të Alphonso Davies nga ‘’ Allianz Arena ‘’ dhe 28 vjeçari është një kandidat potencial për ta zëvëndësuar.

‘’ Galaktikët ‘’ shpenzuan 55 milionë euro për ishi-n e Lyonit në verën e 2019-tës dhe në vijuesen do të kenë mundësi të rikuperojnë investimin e bërë me largimin e Ferland Mendy-s nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy