
Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka bërë të ditur se dëshiron ta ketë në ekip sulmuesin Marcus Rashford.
Në fjalët e tij, Ten Hag deklaroi se anglezi është pjesë e planeve për sezonin e ri dhe nuk do ta humbasë.
Rashford është një lojtar me të vërtetë i rëndësishëm, ju mund ta shihni atë që nga dita e parë që unë kam ardhur aty. Jam shumë i kënaqur me të dhe nuk dua ta humbas. Ai është sigurisht pjesë e planeve të Manchesterit.



