Cikalleshi i përgjigjet Lewandowskit me gol, por Shqipëria e mbyll në disavantazh pjesën e parë

Cikalleshi i përgjigjet Lewandowskit me gol, por Shqipëria e mbyll në disavantazh pjesën e parë

Shqipëria e ka mbyllur në disavantazh pjesën e parë ndaj Polonisë. Këta të fundit kryesojnë 2-1, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit Katar 2022.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Robert Lewandowski, i cili e dërgoi topin në rrjetë me kokë në minutën e 12-të, pas një asisti perfekt nga Glik.

Megjithatë Shqipëria u mundua të reagojë menjëherë, teksa gjeti edhe golin e barazimit në minutën e 25-të. Ishte Sokol Cikalleshi, i cili pas një asisti perfekt nga Gjasula, ia doli të mposhtë Szczesnyn dhe e ndali topin në fundin e rrjetës.

Kombëtarja kuqezi kishte edhe disa raste të tjera të mira shënimi, me Manajn, por lushnjari pa që në dy raste goli t’i mohohej nga portieri polak.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Buska i cili kaloi polakët në avantazh sërish Poloninë, pas një gjuajtje me kokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy