
Deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për Kupën e Botës, ku tha se ia ka marrë vëmendjen politikës.
Salianji deklaroi se Italia do kishte shkuar deri në fund të Botërorit, me atë stilin e tyre.
Pavarësisht se është në dimër, Botërori ia ka marrë vëmendjen edhe politikës. Doja që Botërorin ta fitonte Brazili. Edhe tani më duket sikur nuk është eliminuar. Por, futbolli prandaj është i bukur dhe ndodhi kjo. Tani i takon ta marri Argjentina, më shumë se Franca.
Po të kishte qenë Italia në këtë Botëror, me atë stilin e vet, do kishte shkuar deri në fund.
Deri sa shënoi golin Argjentina, lojën e kontrollonte Kroacia. Kishin më shumë kontroll topi, rrinin më shumë te mesfusha e Argjentinës. Ndoshta ndonjëherë është edhe fat. Goli i dytë, ashtu goli, godit këtu, godit atje.



