Zbardhet kalendari, Kosova e nis në transfertë rrugëtimin në eliminatore

Zbardhet kalendari, Kosova e nis në transfertë rrugëtimin në eliminatore

Kosova mësoi të dielën, kundërshtarët e grupit, për ndeshjet kualifikuese të Europianit “Euro 2024”. “Dardanët” janë vendosur në Grupin I, me Zvicrën, Izraelin, Andorrën, Rumaninë dhe Bjellorusinë.

Është mësuar edhe rrugëtimi i Dardanëve në këto kualifikuese teksa ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në transfertë ndaj Izraelit më datë 25 mars të vitit 2023 në orën 20:45. Një start i mirë do t’i jepte siguri Kosovës për vazhdimësinë që më pas pret në shtëpi Andorrën.

Përballja e shumëpritur me Zvicrën do të luhet në Fadil Vokrri më datë nëntë shtator, ndërsa ndeshja përmbyllëse për Dardanët do të luhet në shtëpi ndaj Bjellorusisë më datë 21 nëntor të vitit të ardhshëm.

Ndeshjet e Kosovës:

25 mars 2023 ora 20:45- Izrael-Kosovë

28 mars 2023, ora 20:45-Kosovë-Andora

16 qershor 2023, ora 20:45- Kosovë-Rumani

19 qershor 2023, ora 20:45- Bjellorusi-Kosovë

9 shtator 2023, ora 20:45- Kosovë-Zvicër

12 shtator 2023, ora 20:45- Rumani-Kosovë

12 tetor 2023, ora 20:45- Andora-Kosovë

15 tetor 2023, ora 20:45- Kosovë-Izrael

18 nëntor 2023, ora 20:45 Zvicër-Kosovë

21 nëntor 2023, ora 20:45 Kosovë-Bjellorusi

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy