Arsenali akord me Ben White

Arsenali akord me Ben White

Problemet e Arsenalit kanë filluar të reduktohen  sidomos pas hapit të hedhur . ‘’ Topchinjtë ‘’ janë shumë afër firmosjes me  mbrojtësin e Brighton Ben White , zyrtarizimi i të cilit konsiderohet  çështje orësh . Sezoni i lënë pas konsiderohet ndër më të dështuarit e historisë së kryeqytetasve të cilët  s’mundën të siguronin një vend në kupat e  Europës .  Ky  fakt  i ka shërbyer Mikel Artetas për të vënë pikat mbi  i dhe e ka filluar planifikimin e sezonit të ri me riparimin e prapavijës .

Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Di Romano ,  Arsenali ka derdhur në arkat e modestëve të Brighton  59 milionë euro , blerje që klasifikohet ndër më të shtrenjtat në historinë e tyre  pas  Pierre Emerick Aubameyang dhe  Alexandre Lacazzete . Për vite  me rradhë  reparti defensiv është cilësuar si ndër më problematikët tek  londinezët të cilët shpresojnë që transferimi i anglezit në ‘’ Emirates ‘’ të jetë një ogur i mirë për ato të rradhës tek 13 herë kampionët e Premier Leagues.  

Vlerat nga të cilat karakterizohet janë impresionuese  sepse mund ti shërbejë ‘’ The Gunnersave ‘’ në disa pozicione , fakt që e konverton në një komponent tepër tërheqës. Duke patur parasysh se gjithmonë ka qenë një pretendent shumë i fortë në Angli dhe Europë , besohet se Arsenali  do të bëjë shumë shpejt kthesën e ëndërruar  ku pa dyshim objektivi kryesor  është rikthimi në Uefa Champions League  .  

Pavarësisht sezonit për tu harruar  , Ben Whiten e pret një e ardhme e  ndritur  sepse Arsenali historikisht është mbajtur mend si një rival i ashpër në çdo kompeticion edhe pse ka rrëshqitur disi në vitet e fundit .

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy