
Pas një sezoni jo të mirë , Manchester United kërkon të mos përsërisë gabimet e të kaluarës në të ardhshmin dhe do të tentojë transferime cilësore .
Një ndër të preferuarit është Darwin Nunez , sulmues nga i cili s’do të dorëhiqet pavarësisht se në ofensivë ‘’ The Red Devilsat ‘’ përfaqësohen nga Cristiano Ronaldo , Edinson Cavani dhe Marcus Rashford .
Uruguajani ka fituar shumë pikë gjatë kohëve të fundit dhe është përfshirë edhe në listën e Atletico Madridit , Real Madridit dhe Bayern Munchen dhe për anglezët është një sinjal se s'do ta kenë aspak të lehtë blerjen e sulmuesit.
Ishi i Almerias ka zhvilluar një sezon mbresëlënës , me 34 gola n֝ë 41 sfida dhe për Benfican do të jetë një situatë e vështirë sepse flitet për sulmuesin më të mirë të portugezëve por nevoja e Manchester United bashkuar këtu me ofertën në drejtim të 22 vjeçarit mund ta bindin për ti thënë po transferimit në të famshmin ‘’ Old Trafford ‘’ .
S’duhet harruar se ‘’ Los Colchoneros ‘’, ‘’ Galaktikët ‘’ dhe bavarezët do të luajnë fuqishëm në këtë garë sepse Darwin Nunez meriton çdo sakrificë nga ekipet e elitës dhe sigurisht duhet të merren në konsideratë edhe objektivat e protagonistit të saj.
Megjithatë një aspekt që s’duhet mënjanuar është se të besuarit e Erik Ten Hag fatkeqësisht nuk do të marrin pjesë në Uefa Champions League sezonin vijues dhe ndoshta ky fakt mund të prodhojë një lloj disavantazhi për 20 herë kampionët e Premier Leagues në lidhje me këtë sulmues , një ndër risitë e kontinetit të vjetër .



