
Trajneri gjerman, Thomas Tuchel është kandidat për të marrë drejtimin e Anglisë pas Botërorit të Katarit.
Pavarësisht kontratës deri në vitin 2024, Gareth Southgate do të largohet nga drejtimi i Anglisë pas Botërorit dhe drejtuesit kanë nisur nga puna që tani për të gjetur zëvendësuesin.
Sipas asaj që raporton “Daily Telegraph”, Tuchel është në listë për të marrë drejtimin e “Tre Luanëve”. Gjermani u shkarkua nga drejtimi i Chelsea pak javë më parë dhe është i papunë, ndërsa po pret për një aventurë të re.



