Benzema shkëlqen me tripletë dhe i jep fitoren Realit, Roma feston në frymën e fundit (VIDEO)

Benzema shkëlqen me tripletë dhe i jep fitoren Realit, Roma feston në frymën e fundit (VIDEO)

Real Madrid ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme, teksa ka mposhtur me shifrat 5-3 Celta Vigon në shtëpi.

Heroi i madrilenëve, ishte Karim Benzema i cili realizoi tripletë golash. Sulmuesi francez shënoi në minutat 24, 47 dhe 87, ndërsa dy golat e tjerë u shënuan nga Vinicius Junior dhe afrimi i verës, Camavinga. Me këtë fitore, Real Madrid i bashkohet në krye me 10 pikë Atletico Madrid dhe Valencias.

Ndërkohë një fitore për “infarkt” ka regjistruar Roma në Serie A, ndaj Sassuolos. Verdhekuqtë e Mourinhos e panë veten në vështirësi të mëdha, teksa golin e fitores e gjetën vetëm në fundin e takimit, me El Shaarawy. Ndeshja ishte mbërthyer në shifrat 1-1, pas golave të Cristante dhe Djuricic, por sulmuesi i Italisë, i ardhur nga stoli, ia doli të shënonte golin e fitores në minutën e 91. Me këtë fitore Roma merr kryesimin e renditjes me 9 pikë, pas 3 javëve të para.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy