Tahiri: Partizani pretendent për titullin, në Shqipëri akush s’ka plan afatgjatë

Tahiri: Partizani pretendent për titullin, në Shqipëri akush s’ka plan afatgjatë

Ermal Tahiri, ish-futbollist i kombëtares dhe Dinamos, shprehet se Superliga është më e bukur se kurrë për shkak të katër skuadrave që luftojnë për titull kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat. I ftuar në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV Tahiri shton se Partizani është i avantazhuar për kampionatin, ndërsa pranon se këtë sezon ka munguar cilësia. Sipas tij problem në rrënjë është te presidentët, të cilët të gjithë mendojnë sot për nesër, pa asnjë plan afatgjatë.

‘Të katër skuadrat luajnë për të qenë kampion. Është i vetmi kampionat shumë i bukur dhe shumë i luftuar. Është hera e parë mbas shumë kohësh ku në këtë pikë të kampionatit nuk dihet fituesi. Partizani është më i avantazhuar dhe nëse fiton me Vllazninë do jetë pothuajse e kryer.

Problemi është se në asnjëherë nuk kemi asnjë plan afatgjatë. Ata që marrin skuadrat në Shqipëri mendojnë sot për nesër. Kushdo që ka marrë skuadrat deri më sot në kampionatin tonë,'-u shpreh Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy