
Tirana ka dalë përfundimisht jashtë garës për titull, pasi ka barazuar 0-0 me Bylisin. Ballshiotët në këtë mënyrë janë konfirmuar si ‘macja e zezë’ e bardhebluve që në këtë mënyrë përshëndeten me titullin kampion.
Ndërkohë Skënderbeu ka rritur ndjeshëm shanset për të mbijetuar pasi sot ka mposhtur 0-2 në transfertë Kastriotin. Me këtë fitore korçarët renditen në vendin e nëntë me 29 pikë, 1 më pak se Bylisi i vendit të tetë që luan ‘play-of’, ndërsa në rrezik është edhe Kastrioti i vendit të shtatë.
Tre ndeshjet e tjera të javës së 31 të Superligës do të luhen të hënën, përfshirë supersfidën Vllaznia-Teuta. Gjithashtu do luhet Partizani-Apolonia, por edhe Laçi-Kukësi.



