Interi negocion për Insignen

Interi negocion për Insignen

 Ekstremi Lorenzo Insigne akoma nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Napolin për qëndrimin në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’. Kjo situatë është duke i dhënë më tepër kredite të ardhmes larg bardhekaltërve dhe sipas ‘ Calciomercatos ‘  Interi nuk mendon ta humbë këtë mundësi .

Zikaltërit  prej shumë kohësh luftojnë  për  italiani por i duhet të mposhtin  Juventusin dhe Milanin për  30 vjeçarin. Agjenti i tij po bën të pamundurën për ta zgjidhur të ardhmen e yllit të Napolit dhe drejtoi sportiv i  Interit Beppe Marotta  po i shqyrton të gjitha opsionet për ta transferuar Lorenzo Insignen në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’.

Fitimi i Scudettos e ka forcuar mundësinë për firmosjen  me lojtarë të rëndësishëm dhe  diferencat e shpeshta  ndërmjet tij dhe  drejtuesve të ‘’ Il Partenopei ‘’ nëse i referohemi pagës po e zbehin ndjeshëm qëndrimin tek Napoli.  

Pretendimet e ‘’ Lorenzinhos ‘’ janë barriera më e madhe për Interin sepse kërkon 5 milionë euro në sezon duke përfshirë këtu komisionin për agjentin e tij që do ta çonte në 7 milionë euro  , shifër që për arkat e italianëve  konsiderohet e papërballueshme .

Ky operacion do të ishte një ndër më pikantët e Serisë A sepse flitet për një lojtar që ka lënë gjurmë prej shumë vitesh duke shkëlqyer në Itali dhe Europë.  Sezoni për nxënësin e Luciano Spallettit vijon rrugëtimin e duhur  dhe kontributi i dhënë  është kanalizuar në 10 ndeshje, 2 gola dhe 2 asiste .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy