Berisha bëhet çështje mes Atalantës dhe Lacios

Berisha bëhet çështje mes Atalantës dhe Lacios

Portieri i kombetares shqiptare te futbollit, Etrit Berisha, është vetëm në huazim tek skuadra e Serie A, Atalanta dhe teorikisht, në fund të sezonit duhet të kthehet te klubi i Lacios, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2018.

Por, palët janë të ndërgjegjshme se qëndrimi i tij tek Atalanta do të ishte gjëja më e mirë e mundshme, ndaj prej disa ditësh, dy klubet kanë filluar bisedimet intensive për transferimin përfundimtar te portierit te klubi bergamask.

Lacio kërkon 3,5 milionë euro për kartonin e portierit të përfaqësueses shqiptare, ndonëse fillimisht përflitej se e vlerësonte atë 7 milionë euro. Klubi bergamask është gati ta paguajë këtë shumë, por Lacio tashmë është e interesuar jo për paratë, por që të përfshijë Berishën në një shkëmbim me sulmuesin Alberto Paloski.

Sipas mediave italiane, shkëmbimi është mëse i realizueshëm, pasi Lacio është gati t’i ofrojë Atalantës kartonin e Berishës dhe 2,5 milionë euro të tjera, për të arritur shumën e 6 milionë eurove për të cilën klubi e bleu atë nga Suonsi gjatë verës.

Marrëveshja mund të finalizohet që në janar, pasi Simone Inzagi kërkon një alternativë për Imobilen. Kjo do të thotë se viti 2017 mund ta gjejë Berishën të shkëputur përfundimisht nga skuadra e Lacios ku ai nuk kishte më hapësira. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy