
Krahasuar me sezonin e kaluar situata e Estevao Willian tek Chelsea ka ndryshuar totalisht.
Braziliani po fiton protagonizëm nën urdhërat e Xabi Alonsos, fakt i cili parashikohet se do të shoqërohet me zgjatjen e kontratës.
Për 19 vjeçarin dihej se do të ishte i vështirë adaptimi tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ por me ecurinë e deritanishme është në rrugën e duhur.
Për të parën herë në këtë sezon ekstremi u aktivizua si titullar kundër Manchester United, ndeshje e fituar nga kryeqytetasit në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Vlen të rikujtohet se në të shkuarën Todd Boehly investoi afro 70 milionë euro për ishi-n e Palmeiras i cili po tregon se çfarë është i aftë të bëjë.
Gjithsesi ish kampioni i botës me Spanjën si lojtar po has vështirësi në aspektin e pozicionimit të amerikano-jugorit i cili me kalimin e kohës sigurisht duhet të gjejë një zgjidhje.
Por sipas ‘ As ‘ po punohet në lidhje me rinovimin sepse Estevao Willan premton shumë dhe mund të shëndërrohet në lider në ofensivën e ish fituesve të Champions Leagues.
Luhatje të tilla janë normale në futboll për arsye se rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet por me talentin që e karakterzion pa dyshim rendimenti i tij do të vije në rritje në ndeshjet vijuese.



