Atletico Madridi, objektiv tek Paris St Gemain

Atletico Madridi, objektiv tek Paris St Gemain

Përforcimi i metrave të fundit do të jetë një prioritet për Diego Simeonen gjatë kësaj merkatoje verore.

Atletico Madridi ka mbetur në prapavijë në lidhje me titujt dhe traineri argjentinas e njeh shumë mirë rrugën drejt realizimit të këtij objektivi.

Gonçalo Ramos preferohet nga ‘’ El Cholo ‘’, lajm i publikuar nga disa portale franceze.

Transferimi i Alvaro Moratas tek Milani ka lënë një boshllëk tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe drejtori sportiv Andrea Berta ka zgjedhur portugezin për ti ardhur në ndihmë këtij reparti.

 

Drupal Ad

 

 

 

Sipas L’Equipe kanë filluar kontaktet ndërmjet spanjollëve dhe francezëve, lojtar për të cilin në të shkuarën Nasser Al Khelaifi shpenzoi 80 milionë euro.

Megjithatë, kuq e blutë thuhet se do ta marrin me qetësi këtë çështje, e cila parashikohet se do të marrë zgjidhje gjatë javëve vijuese.

Në sezonin e parë me ‘’ Les Pariziens ‘’ 23 vjeçari shënoi 14 gola dhe kontriboi me një asist në 40 sfida, i cili mund ti ndihmojë ‘’ Los Rojiblancos ‘’, sidomos mbas largimit të një sulmuesi me shumë nivel siç është Alvaro Morata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy