Inter në luftë për Patrick  Van Aanholt

Inter në luftë për Patrick Van Aanholt

   Lëvizjet e merkatos sa vinë edhe bëhen më të vrullshme .  Me fitimin e Scudettos dhe mbërritjen e Simone Inzaghit në  ‘’ Giuseppe Meazza ‘’   Interi po përjeton një revolucion të rëndësishëm që po mundohet ta kanalizojë ashtu siç duhet në merkato .  Zikaltërit do të mundohen ti prishin punë Barcelonës sepse pretendojnë Patrick Van Aanholt i cili ka zhvilluar një sezon për tu patur zili tek   modestët e   Crystal Palace , në një kampionat me kërkesë të lartë llogarie siç është Premier League .  

 Në këtë luftë katalanasit  shikohen disi të avantazhuar për faktin se   30 vjeçari  ishte pjesë e skemave të Ronald Koeman tek kombëtarja e ‘’ Tulipanëve ‘’ , trainer i cili i njeh me detaje  cilësitë e tij . Së fundmi gjatë një deklarate mbi të ardhmen të dhënë për italianen  Calciomercato ,  agjenti i  Patrick Van Aanholt ka deklaruar :

“ Momentalisht janë disa ekipe të interesuara  por  do të ishte  fantastik  transferimi në Milano sepse kampionati italian  mbetet një ndër të preferuarit “ , deklaroi agjenti i këtij lojtari .   

Karriera i ka dhënë mundësinë të provojë ndjesi të ndryshme duke filluar nga kategoritë inferiore të Psv Eindhoven , Chelseat  dhe me pas një eksperiencë e shkurtër në skuadra të dorës së dytë  në Angli si  Conventry , Newcastle , Wigan , Sunderland dhe  së fundmi Crystal Palace , skuadër e cila i ka shërbyer si trampolinë për të fituar pikët e nevojshme dhe të bëhet pjesë e objektivave të  Interit .

Aktualiteti që po përjetohet në kampin e italianëve  shikohet si një kërcënim real për Barcelonën sepse të dyja këto skuadra janë pretendentë realë për të fituar çdo trofe të mundshëm  në çdo sezon edhe pse  ‘’ Los Cules ‘’ e kanë humbur disi ritmin e të kaluarës . 

14 gola dhe 6 asiste në 134 ndeshjet e zhvilluara me  ‘’ Shqiponjat ‘’  në një periudhë prej 4 sezonesh ia kanë rritur kreditet duke e bërë të dobishëm për interesat e Interit që sezonin e ardhshëm do të ketë shumë punë sepse do ti duhet të luftojë edhe në Uefa Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy