
Afrimi i merkatos se verës vazhdon të tingëllojë shumë fort në veshët e skuadrave më të njohura të Europës .
Problematikat e shfaqura gjatë sezonit aktual ia mbajnë të hapur derën gjigandëve të kontinentit të vjetër për ti bërë mirë llogaritë në lidhje me ndërhyrjet e duhura.
Në horizont është shfaqur kampioni në fuqi i Francës Paris St Germain i cili ka bërë hapa përpara për afrimin e lojtarëve cilësorë .
Sipas ‘’ Mundodeportivos ‘’ milionat e Nasser Al Khelaifit e kanë përqëndruar vëmëndjen tek progresi i Emerson Royal , mbrojtës që mbron ngjyrat e Real Betisit . Kartoni i brazilianit të talentuar është në bashkpronësi të Barcelonës dhe andaluzëve dhe këta të fundit do të përfitonin shumën e 9 milionë eurove në rast largimi të 22 vjeçarit .
Një avantazh i dukshëm i kryeqytetasve për realizimin e këtij operacioni është se marrëdhëniet me kompaninë ‘’ Traffic ‘’ e cila është agjentja e Emerson Royal mbeten të shkëlqyera dhe e lehtësojnë disi suksesin e këtij operacioni . Ashtu siç është raportuar edhe nga prestigjozja ‘’ Goal ‘’ vlera e kësaj transferte kap shifrën e 25 milionë eurove , 9 nga të cilat i përkasin ‘’ Los Verdiblancos “ ndërsa 16 ‘’ Blaugranëve ‘’.
Duhet theksuar se në të kaluarën Emerson Royal u transferua nga Atletico Mineiro në Primera Division për shumën e 12 milionë eurove , e paguar kjo në mënyrë të barabartë nga skuadrat e lartpërmendura . Progresi evident në fushën e blertë tashmë do të hapë një faqe të re për Emerson Royal sepse do të përfshihet në një ndër skuadrat më të forta si në Francë ashtu edhe në Europë , eksperiencë e cila duke marrë parasysh vlerat që mbart me siguri do të përballohet në mënyrën e duhur nga lojtari i lindur në Sao Paolo .
Deri në këtë stad të sezonit talenti brazilian regjistron 10 prezenca dhe 2 gola nën drejtimin e kilianit Manuel Pellegrini në të cilat e ka ndihmuar ndjeshëm repartin defensiv për të funksionuar ashtu siç duhet . Transferimi në ‘’ Parque De Prince ‘’ do të konsiderohej si qershia mbi tortë për karrierën e Emerson Royal dhe parashikohet se me talentin që e karakterizon do të rezultojë një shtysë tepër e vlefshme tek Parisi drejt sukseseve të së ardhmes .



