Jadon Sancho është zyrtarisht lojtar i Borussia Dortmund. Klubi gjerman, ka njoftuar këtë të enjte, rikthimin e sulmuesit.
Anglezi vjen në huazim nga Manchester United, aty ku u transferua me bujë, por nuk arriti të bindë stafin teknik me paraqitjet e tij.
Sancho rikthehet te Dortmund, skuadër ku kishte edhe shkëlqimin e tij si lojtar, ndërsa shpreson të rikthehet te forma e mëparshme.
23-vjeçari është prezantuar te Borussia Dortmund, teksa nga postimi shihet se gjermanët kanë vendosur t’i besojnë numrin 10.



