
Stefano Pioli do të largohet nga drejtimi i Milanit pas përfundimit të sezonit aktual dhe kjo është e sigurt.
Drejtuesit, të pakënaqur me paraqitjet e skuadrës, kanë vendosur të ndryshojnë timonier. Prej kohësh te kuqezinjtë ka nisur puna për zgjedhjen e trajnerit të ri.
Sa i përket Piolit, tekniku 58-vjeçar, nuk pritet të qëndrojë për shumë gjatë pushim. Sipas raportimeve të fundit, janë tre klube italiane, në gjurmët e tij. Bëhet fjalë për Bologna-n, Atalanatën dhe Napolin.
Klubi bergamask, duket se opsioni më real, për shkak se thuhet që Gasperini, mund të kalojë te Napoli, aty ku palët janë në bisedime.



