Liverpool ndjek Lacazzette

Liverpool ndjek Lacazzette

Alexandre Lacazzette është një ndër ato lojtarë që rrezikon qëndrimin tek Arsenali .   Drejt përfundimit të kontratës e cila do ta ketë ditën finale në  30 qershorin e 2022- shit , për francezin është hedhur në luftë Liverpooli  .

‘’ The Redsat ‘’ e shikojnë si zëvëndësuesin e Roberto Firminos që është drejt largimit nga i famshmi ‘’ Anfield Road ‘’  dhe 30 vjeçari i plotëson kërkesat e Jurgen Klopp për arsye se loja që zhvillon është e ngjashme me atë të brazilianit.

Nëse kjo tentativë do të rezultojë e suksesshme pa dyshim që do të konsiderohej një ndër lëvizjet më bombastike të merkatos  dhe Liverpooli  do të afrohej pak e nga pak në të njëjtin nivel me rivalët direktë si Chelsea dhe Manchester United në aspektin e blerjeve .  Megjithatë gjigandët e Premier Leagues nuk do të jenë të vetëm në këtë luftë për shkak se edhe Atletico Madridi prej kohësh pretendon shërbimet e ishi-t të Lyonit  , karakteristikat e të cilit preferohen shumë nga ‘’ El Cholo Simeone ‘’ i cili ka arritur majat me ‘’ Los Colchoneros ‘’. 

Me këto pretendentë mund të thuhet se Alexandre Lacazette ndodhet përpara një momenti kyç ku do ti duhet të vendosë për vazhdimin e karrierës .

17 ndeshje dhe 41 gola nuk kanë mjaftuar për ti pozicionuar ‘’ Topchinjtë ‘’ përsëri në vendet që sigurojnë pjesëmarrjen në Europë  dhe ky fakt mund të jetë një motiv i fortë  për francezin për ti dhënë lamtumirën ‘’ Emirates Stadium ‘’ gjatë kësaj vere .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy