Pochettino kërkon qëndrimin

Pochettino kërkon qëndrimin

 Pas disa muajsh tensioni për  Mauricio Pochettinon , argjentinasi ka rikonfirmuar pozicionin tek Parisi duke deklaruar se kërkon të qëndrojë për ta ndihmuar këtë skuadër drejt suksesit  .

 Zërat e qarkulluara së fundmi e lidhen të ardhmen e  49 vjeçarit me një rikthim tek Tottenham Hotspuri por  ky i fundit ka  shtuar se ndihet i lumtur tek ‘’ Los Pariziens ‘’.  Në lidhje me këtë temë  traineri i mirënjohur i ka hedhur poshtë  duke komentuar kështu :

 “  Thashethemet do të jenë gjithmonë pjesë e përditshmërisë .  Ndihem mirë tek Parisi dhe gëzoj marrëdhënie të shkëlqyera me të gjithë komponentët e këtij institicioni prestigjoz  veçanërisht me presidentin dhe drejtorin sportiv Leonardo  . Po ecim me ritmin e duhur dhe shpresojmë që me kalimin e kohës ti realizojmë objektivat tona   “ ,  ishin këto fjalët e  Mauricio Pochettinos duke vënë pikat mbi i mbi të ardhmen  .

Momenti në të cilin ndodhen ish kampionët e Ligue 1 është me të vërtetë frymezues të cilët shpresojnë  se sezoni i ri do të ketë një tjetër histori për këtë skuadër  që aspiron medoemos  fitimin e Champions Leagues.  

Me blerjet e Achraf Hakimit , Georginio Wijnaldum , Sergio Ramos  dhe Gianluigi Donnarummas  pritet që Paris St Germain të kërkojë variante të tjera në merkato pa harruar dhe largimin nga ‘’ Parque De Prince ‘’ te lojtarëve që s’bëjnë  pjesë në planet e ishi-t të ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy