Juventusi synon talentin e Empolit

Juventusi synon talentin e Empolit

Pas dështimit për Tommaso Baldanzin në merkaton verore, lojtar që performon në rradhët e Empolit , drejtuesit e Juventusit janë të vendosur të insistojnë për mesfushorin në atë të rradhës. Në të kaluarën ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e humbi garën me Milanin për Sandro Tonalin dhe ky fakt e ka rritur vigjilencën në kampin torinez. Tek ish rekordmenët e Scudettos ka filluar puna për rindërtimin e ekipit , hap i domosdoshëm për ti dhënë fund etapës prej disa sezonesh pa tituj. Gjithsesi Juventusi ka një histori të gjatë suksesi, sidomos në Itali por asnjëherë nuk e kanë shmangur vëmëndjen edhe nga Europa , kryesisht nga Champions League. Që prej 2020-tës Tomasso Baldanzi aktivizohet për ekipin e parë të Empolit dhe për sa i përket këtij sezoni numëron 3 sfida nën drejtimin e Paolo Zanettit. Mbetet për tu parë reagimi i drejtuesve të bardhekaltërve, për një lojtar që deri më tani ka bërë diferencën edhe pse Empoli shquhet si një ekip i dorës së dytë në Serinë A.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy